“Shkarkohen punonjës se s’i bëjnë ‘like’ dhe ‘share’ lalit”/ Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Ramës: S’ jemi institucion në varësi personale të Kryeministrit
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e punonjësve që nuk bëjnë “like” dhe “share” në rrjetet sociale kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës dënon atë që e cilëson si ndërhyrje politike të kryeministrit në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, si dhe presionin publik ndaj drejtuesve të administratës. Sipas Bashkisë, emërimet dhe shkarkimet në administratë janë kompetenca që ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo sipas preferencave personale.
Në një deklaratë sot, Rama shtroi pyetjen se si mund të largohet nga puna një drejtuese që, sipas tij, e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, për shkak se nuk ka bërë “like” apo “share” postimeve të Veliajt nga burgu.
“Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?”, u shpreh Rama.
DEKLARATË PËR SHTYP
Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.
Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015.
Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.
Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.
Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës.
Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


