Vuçiç tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale? Paralajmëron bojkotin: Pjesëmarrja është e pakuptimtë
Kreu i grupit parlamentar “Serbia Fiton”, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur në pikëpyetje pjesëmarrjen e Partisë Progresive Serbe (SNS) në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke deklaruar se në rrethanat aktuale nuk ka asnjë kuptim që partia e tij të garojë.
Në një intervistë për televizionin Informer, të dhënë në ambientet e Parlamentit të Serbisë, Vuçiç la të kuptohet se mund të kundërshtojë edhe vendimin e partisë së tij për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas tij, shumica qeverisëse mund të përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen e disa forcave të vogla politike, me qëllim që procesi zgjedhor të duket legjitim.
“Për herë të parë njerëzit po u shohin fytyrat. Për herë të parë po shohin fytyrat e pushtetarëve dhe aftësitë e tyre. Çfarë zgjedhjesh? Për çfarë po flisni? Do të dalin 10 parti të vogla për t’u dhënë legjitimitet, ose nuk e di se çfarë tjetër”, deklaroi Vuçiç.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që organet drejtuese të SNS-së të vendosin ndryshe nga qëndrimi i tij, duke theksuar se një vendim për pjesëmarrje mund të merret edhe pa mbështetjen e tij.
“Ndoshta Asambleja e partisë sonë do të vendosë që të marrim pjesë, kundër vullnetit tim. Në këto kushte, pjesëmarrja është e pakuptimtë”, u shpreh ai.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të zhvillohen gjatë muajit dhjetor, ndërsa data zyrtare pritet të shpallet deri më 27 nëntor.
Deklaratat e Vuçiç vijnë në një moment të vështirë politik për të dhe kampin e tij, pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme përballë Lëvizjes Studentore, e cila i dha fund 14 viteve të qeverisjes së tij dhe Partisë Progresive Serbe.
Për herë të parë pas një periudhe të gjatë në pushtet, e ardhmja politike e kampit të Vuçiçit përballet me pasiguri të theksuar.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


