“Nëse bie Tirana, vendi përgatitet për rotacion politik”, Duka: Kryeqyteti ka peshë të madhe
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e konsideron Tiranën si bashkinë me peshën më të madhe në zgjedhjet lokale, duke theksuar se fitorja e opozitës në kryeqytet do ta përgatiste vendin për rotacion politik.
I ftuar në emisionin “Terminal” nga Loneta Progni në A2CNN, Duka u shpreh se partitë e opozitës duhet të lënë mënjanë përplasjet dhe të dakordësohet për një kandidat të përbashkët për Tiranën.
Sipas tij, edhe nëse opozita humbet 45 bashkitë e tjera, fitorja në kryeqytet do të tregonte se vendi po përgatitet për një ndryshim të pushtetit në zgjedhjet politike.
“Tirana ka rëndësinë e vet. Pesha e Tiranës është shumë e madhe se sa e bashkive të tjera. Nëse në Tiranë fiton opozita, sikur t’i humbasë 45 të tjerat, atëherë do të thotë që kërkon rotacion, pra përgatiten zgjedhjet politike për rotacion. Moralisht qeveria ka rënë, kështu që në Tiranë, duhet patjetër, imperativë është që të gjendet gjuha e përbashkët për një kandidat të përbashkët. T’i lënë mënjanë të gjitha zënkat dhe të merren me momentin. Nëse nuk bëjmë kështu, e kemi shumë të vështirë ta fitojmë Tiranën", tha Duka.
"Edhe ato 5 mijë vota të Partisë Agrare bëjnë punë, sepse mund të luajë bilanci edhe me 1 mijë vota. Kështu që këtu ka shumë rëndësi. Sa i takon bashkive të tjera duhet të ketë një farë negociate mes partive politike, se pastaj i bie të shuhen fare”, shtoi kreu i PAA-së. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


