Mjegulla “pushton” aksin rrugor Burrel–Skuraj, vështirësohet qarkullimi

22 November 2026, 10:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mjegulla “pushton” aksin rrugor Burrel–Skuraj,

Mjegulla e dendur ka përfshirë aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse anësore, ndërsa rruga paraqitet e amortizuar dhe me gropa

Rreziku shtohet veçanërisht në pjesët pranë Liqenit të Shkopetit, ku mungesa e mbrojtëseve anësore mund të sjellë pasoja të rënda në rast të humbjes së kontrollit të automjetit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës, vendosjen e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks rrugor.

 

Po ndodh...