Triumph U13 Elitë, Kampionët e vegjël që po lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar

Një grup fëmijësh të vegjël me një pasion të madh, janë duke shkruar një histori që me gjasa do të mbetet në historinë e futbollitshqiptar. Ekipi i Triumph U13 (ditëlindja 2014), drejtuar me përkushtim e punë nga traineri Mateo Metaj, me këmbët e vogla të disa djemve 12 vjeçarë, po lënë gjurmë të mëdha në futbollin e moshave duke shënuar rekord pas rekordi.
Prej 5-6 vitesh sëbashku këta futbollistë të vegjël sëbashku me trajnerin e tyre, dhe me mbështetjen e Akademisë Triumph, kanë sfiduar vështirësitë e futbollit shqiptar, shkopinjëve nën rrota dhe mes gjigantëve të akademive të klubeve të mëdha shqiptare janë shndërruar në hirushja e futbollit të moshave.
Në përballjen e parë me futbollin profesionist, pas 4 vitesh kampionë të padiskutueshëm në kategoritë e tyre, sot ata janë duke shkëlqyer në Kampionatin Elitë (Superiore U13) dhe në 9 ndeshje të luajtura kanë regjistruar 9 fitore duke dominuar totalisht grupin. Një grup i talentuar dhe me disiplinë të jashtëzakonshme pune, 12 vjeçarët e Triumph sëbashku me trajnerin Mateo Metaj, po shfaqin një futboll të bukur që padiskutim e kanë zili edhe ekpiet e të rriturve.
Triumph U13 Elitë, padyshim është një krenari për Akademinë e drejtuar nga Andi Lila e Endri Renxa, por edhe për futbollin shqiptar që prodhon lojtarë të këtij niveli.
Në çdo stadium apo fushë futbolli, në Tiranë, Vlorë, Korçë, Lushnje a Berat ka vetëm një fjali që na bën krenar: Nuk kemi parë kurrë ekip të luajë kështu.
Padyshim ky është vlerësim për djersën e derdhur të fëmijëve dhe të trajnerit, që në dimër e verë, në diell, shi e borë, nuk e ndalin stërvitjen për mos e ndalur hapin drejt majave.
Ata janë kampionë sepse janë fëmijë me pasion që talentin e punën i kanë përqafuar si profesionistë.
Triumph U13 Elitë, një shkollë e vërtetë futbolli. Një bravo e madhe për secilin kampion të skuadrës së mrekullive dhe me punë e pasion do vijojnë të na bëjnë krenar çdo ditë, jo për tituj e kupa, por për futbollin e madh që kanë në këmbët e tyre të vogla...

Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


