Kërcënoi bashkëshorten dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari pas 2 orësh negociata

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga një 40-vjeçar që kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me armë zjarri.
Sipas policisë, shtetasi T. B., pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten, e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar në ajër.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë ndërhyrjen për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e tij.
Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociata me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, banues në Libohovë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën automatike, e cila kishte fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehërin me municionin përkatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


