Dedikim prekës nga Haga, Thaçi uron të birin për ditëlindje: Linde në kohë lufte dhe më dhe forcë për liri

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh mjaft emocional me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, Endritit, duke kujtuar momentet kur ai erdhi në jetë në kohën e luftës në Kosovë.
Përmes një dedikimi të publikuar nga Haga, ku ndodhet i paraburgosur prej pesë vitesh, Thaçi riktheu kujtimet e asaj periudhe të vështirë, duke theksuar se lindja e të birit i dha forcë për të vazhduar përpjekjet për lirinë e vendit.
“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, shkruan Thaçi.

Ndërkohë, Endrit Thaçi ka qenë aktiv në protestat e organizuara në mbështetje të babait të tij, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi me 25 vite burgim për krime lufte.
Dedikimi i ish-presidentit vjen në një moment të vështirë për familjen, ndërsa mesazhi i tij rikthen në vëmendje sakrificat e viteve të luftës dhe dëshirën që brezat e rinj të Kosovës të mos e përjetojnë më atë periudhë.
Postimi i Hashim Thaçit:
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


