Protesta e 28 nëntorit, pedagogu: Pritet të vijnë edhe të huaj për t’iu bashkuar studentëve

Pedagogu Erion Selmani ka vënë në pikëpyetje përfaqësimin e të rinjve që morën pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama, duke argumentuar se ata nuk ishin zëri i lëvizjes studentore që prej muajsh po proteston kundër qeverisë.
Në një intervistë për News24, Selmani tha se studentët që kërkojnë të përballen me kryeministrin janë ata që vijojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa pretendoi se disa nga pjesëmarrësit në takimin me Ramën kanë lidhje familjare me persona që punojnë në administratën publike.
Sipas pedagogut, mënyra se si u organizua takimi dhe fakti që protestuesit nuk u përfshinë në të, e bëjnë të pamundur që ai të konsiderohet një përpjekje reale për dialog. Selmani e përshkroi përballjen si një komunikim të njëanshëm, pa përfaqësim të kërkesave të studentëve.
Ai u ndal edhe te hapat e ardhshëm të lëvizjes, duke u bërë thirrje studentëve të ruajnë bashkimin dhe të kalojnë nga protestat te kërkimi i zgjidhjeve konkrete politike. Sipas tij, presioni nuk duhet të drejtohet vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës, e cila duhet të mbajë qëndrimin e saj përballë zhvillimeve.
Selmani komentoi gjithashtu organizimin e paralajmëruar në Universitetin Politeknik, duke e cilësuar si një zhvillim me interes, por jo ende si një strukturë politike. Ai vlerësoi se studentët duhet të shqyrtojnë mundësinë e një organizimi më të qëndrueshëm për të përfaqësuar kërkesat e tyre.
Në fund, pedagogu foli edhe për protestën e 28 nëntorit, duke pretenduar se ajo po merr përmasa përtej Shqipërisë. Sipas informacioneve që ai tha se disponon, në protestë pritet të marrin pjesë edhe shtetas të huaj, krahas shqiptarëve nga diaspora.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


