Ish-deputeti i PD në Berlin, pjesëmarrës në Asamblenë e 72-të të Këshillit të Atlantikut të Veriut

22 November 2026, 15:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-deputeti i PD në Berlin, pjesëmarrës në Asamblenë e


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka marrë pjesë në Berlin të Gjermanisë në punimet e Asamblesë së 72-të të Përgjithshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që zhvillohet në datat 21–23 nëntor 2026.

Gjatë këtij aktiviteti ndërkombëtar, Gjunkshi ka zhvilluar takime dhe shkëmbime mendimesh me personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare, mes tyre ish-ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ish-ministrin gjerman Christian Schmidt, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere.

Postimi:

Në Berlin, pjesëmarrës në takimin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut nga data 21-23 Nentor 2026.
Në kuadër të këtij aktiviteti, kam pasur mundësinë të takohem dhe të shkëmbej mendime me personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare, mes tyre ish-ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ish-ministrin Gjerman Christian Schmidt dhe përfaqsues të vendeve tjera të Nato-s dhe vendeve partnere.
Në fokus të këtij forumi janë sfidat aktuale të sigurisë, zhvillimet gjeopolitike dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate.
Si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të PD-së Sali Berisha, e vlerësoj pjesëmarrjen në këtë forum si një mundësi për të kontribuar në dialogun ndërkombëtar dhe për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë euroatlantikë.
Shqipëria duhet të jetë një zë aktiv në diskutimet për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen europiane të rajonit tonë.

Po ndodh...