"Kur fitoja më telefononin 500 persona, kur humba vetëm nëna!"/Rrëfimi prekës i boksierit, Florian Marku

22 November 2026, 17:05 / SPORT ALFA PRESS
"Kur fitoja më telefononin 500 persona, kur humba vetëm

Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndarë një rrëfim emocionues, duke treguar se si ndryshon sjellja e njerëzve ndaj tij në momentet e suksesit dhe në ato të vështira.

Në një intervistë për mediat kosovare, Marku kujtoi se pas fitoreve merrte mijëra telefonata dhe mesazhe urimi, ndërsa pas një humbjeje, numri i personave që u interesuan për të ishte shumë më i vogël.

Ai zbuloi se në atë moment të vështirë, e vetmja që e telefonoi ishte nëna e tij.

“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh boksieri.

Përmes këtij rrëfimi, Marku përcolli një mesazh të fortë për vlerën e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh në ditët e vështira, kur mbështetja e sinqertë bëhet më e rëndësishme se urimet në momentet e suksesit. /RTV Dukagjini

Po ndodh...