Spalletti s’i ndal lëvdatat për Edon Zhegrovën: Është gjeni, ka një të majtë shkatërruese
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e cilësuar sulmuesin kosovar si një futbollist të jashtëzakonshëm, me aftësi të rralla individuale dhe një këmbë të majtë shkatërruese.
Zhegrova zhvilloi një paraqitje solide për të asistuar në fitoren 4-0 ndaj Venezias, sfidë ku për herë të parë zhvilloi 90 minuta lojë.
Pas ndeshjes, Spalletti theksoi se Zhegrova është një lojtar që mund të bëjë gjëra të paparashikueshme në fushë, madje edhe vetë nuk arrin ta shpjegojë se si i realizon disa prej veprimeve të tij.
“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk mund ta shpjegojë se si ia del t’i realizojë. Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese. Kur gjithçka duket e mbyllur, ai gjen diçka krejtësisht të paparashikueshme”.
Megjithatë, trajneri italian vuri në pah edhe një aspekt ku pret përmirësim nga përfaqësuesi i Kosovës, duke theksuar se humbjet e topit dhe mungesa e përqendrimit në disa momente mund ta vendosin skuadrën në vështirësi.
“Ai ka edhe momente të mungesës së përqendrimit dhe e humb topin, gjë që na ka ekspozuar ndaj kundërsulmeve. Duhet të gjejë vazhdimësinë në lojën e tij. Kjo është thelbësore, sepse nuk mund të mbështetesh vetëm në dy momente shkëlqimi”, përfundoi Spalletti.
Ndërkohë, Juventusi në mesjavë do të luajë në Ligën e Evropës, aty ku fatkeqësisht nuk është i përfshirë fare Zhegrova.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


