Britney Spears i kërkon falje familjes: Më mungoni shumë
Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka publikuar një mesazh emocionues në Instagram, tashmë të fshirë, përmes të cilit u ka kërkuar falje anëtarëve të familjes për rikthimin e disa çështjeve të së kaluarës.
Në postimin e saj, 44-vjeçarja pranoi se mund të ketë qenë kokëfortë dhe se disa nga reagimet e saj mund të kenë qenë të tepruara.
Ajo theksoi se ndiente nevojën të mbronte veten emocionalisht, por shprehu keqardhje për kujtimet që mund t'u ketë rikthyer familjarëve.
“Jam e bekuar që kam një familje kaq të mrekullueshme. Më vjen shumë keq, sepse më mungojnë shumë”, shkroi Spears, pa treguar se cilëve anëtarë të familjes u drejtohej konkretisht.
Marrëdhëniet e këngëtares me familjen, veçanërisht me babanë Jamie Spears dhe motrën Jamie Lynn, kanë qenë prej vitesh të tensionuara.
Konfliktet u bënë edhe më të njohura gjatë periudhës së kujdestarisë ligjore, e cila zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2021 dhe nën të cilën babai i saj kishte kontroll mbi pasurinë dhe aspekte të jetës së saj.
Pavarësisht përplasjeve të së kaluarës, mesazhi i fundit i Britneyt duket se shpreh mall, pendesë dhe dëshirën për të lënë pas disa nga konfliktet familjare.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


