Del në pension Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë mbyll karrierën diplomatike

Ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbyllur përfundimisht karrierën e saj diplomatike.
Shërbimi i Jashtëm i SHBA i ka organizuar dje ceremoninë e daljes në pension.
Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari Blendi Fevziu teksa ka publikuar foto të Yuri Kim gjatë ceremonisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë të afërm të ambasadores Kim, kolegë diplomatë, përfaqësues të ambasadave dhe personalitete nga Shqipëria dhe SHBA-të.
Të pranishëm ishin ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati, si dhe gazetarja Ilva Tare.
“Yuri Kim, ish Ambasadorja e SHBA në Tiranë në vitet 2019 - 2023 i ka dhënë fund dje karrierës diplomatike. Fotoja është marrë nga ceremonia e daljes së saj në pension nga shërbimi i Jashtëm i SHBA - së.
Në ceremoni merrnin pjesë të afërm të saj, kolege, ish Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare. Kim shërbeu në karrierën e saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.”, shkruan Fevziu në postimin e tij.
Yuri Kim ka pasur një karrierë të gjerë diplomatike, duke shërbyer në vende kyçe si Koreja e Jugut, Japonia, Kina, Iraku, Turqia dhe së fundmi në Shqipëri, ku mbajti postin e ambasadores nga viti 2019 deri në vitin 2023.
Pas largimit nga Shqipëria, Kim ka mbajtur postimin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit.
Kujtojmë që, pas largimit të Yuri Kim nga posti i diplomates në Tiranë, Shqipëria ka mbetur pa ambasador amerikan prej qershorit të vitit 2023.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

