
Detaje nga plagosja në Tiranë/ Autori dyshonte se i plagosuri i kishte ngacmuar nënën

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Yzberisht të Tiranës.
Raportohet se i plagosuri E.Rr, rreth 50 vjeç ka marrë plagë ne bark. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Sherri dyshohet pas një konflikti që i plagosuri kishte me autorin. Ky i fundit dyshonte se i plagosuri i ka ngacmuar nënën.
Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Emir Sahiti i dhuron fitoren Hamburgut, goli i parë në kampionat
26 Janar, 17:49 -
-
-
Skemë kampionësh 26 janar
26 Janar, 17:15 -
Me 11 kg kokainë në bagazh, arrestohet shqiptari në Itali
26 Janar, 17:11

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128