
Detaje të reja rreth vrasjes së Bujar Nasufit, në motorin e autorit u gjet një armë zjarri

Policia e Tiranës njoftoi se, gjatë krehjes së zonës, ka gjetur në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” një motor të djegur që dyshohet se i përket autorit të atentatit të regjistruar mbrëmjen e djeshme tek “Pallati me Shigjeta” ku u ekzekutua biznesmeni 56-vjeçar Bujar Nasufi.
Po ashtu raportohet se në motorin që dyshohet se u përdor nga autori u gjet edhe një armë zjarri. Bëhet fjalë për një armë zjarri automatike të shkurtër (mp5).
Mësohet se edhe arma, ashtu sikur se edhe motori është shkrumbuar totalisht.
Të paktën 6 gëzhoja ka lënë në vendin e ngjarjes autori, teksa nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte i kamufluar si shpërndarës picash.
Lidhur me motivet e vrasjes, hetuesit po verifikojnë disa pista, mes të cilave ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë viktima kohët e fundit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128