Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, Vlora Hyseni takohet me Mark Rutte

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel më 23 shtator 2025.
Gjatë vizitës, ajo u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, në një takim ku u diskutua për sigurinë euroatlantike dhe sfidat e reja që lidhen me stabilitetin rajonal dhe global.
Takimi u mbajt në një moment të ndjeshëm për sigurinë euroatlantike, përballë sfidave të shtuara që vijnë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, si dhe përballë rritjes së kërcënimeve hibride dhe kibernetike në rajon.
Burime nga selia e NATO-s bëjnë të ditur se takimi kishte në fokus intensifikimin e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës të vendeve anëtare dhe vetë strukturave të Aleancës, për të përballuar rreziqet në rritje, përfshirë kërcënimet hibride, kibernetike dhe terrorizmin ndërkombëtar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


