Lajme flash

E moshuara kërkon motorin e sekuestruar të djalit të ndjerë: Ma la amanet

7 Prill 2025, 21:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

E moshuara kërkon motorin e sekuestruar të djalit të ndjerë:

Emisioni “Tak Fak” në emisionin e të hënës ka sjellë dëshminë tronditëse të një nëne, Lule Shamku, e cila rrëfen historinë e djalit të saj, Klodi Shamku.

“Ishte 27 Maj 2021 kur djali im që punonte picajol, ishte në shtëpi në orën 19:15 ku kishte thirrur mekanikun për të rregulluar portën e shtëpisë.

Pasi mbaruan ai i tha hajde të pimë ndonjë gotë. Dhe djali doli të pijë një gotë jashtë shtëpisë bashkë me një vajzë. Aty kanë ardhur forca të policisë dhe ma kanë marrë djalin në komisariat”, tregon nëna Lule me lot në sy.

Nëna Lule thotë se policia i ka thënë se arsyeja e ndalimit është “sherri me vajzën që ishte shoqëruar”.

Nëna tregon se pas 72- orësh djalin e mbajtën brenda, por në datën 15 qershor, gjykata e Apelit id ha lirinë e Klodit dhe pas 4 muajsh u zhvillua gjyqi.

“Djali u shpall i pafajshëm për motorin, pasi e kishte parkuar dhe fajtor për akuzën “kundërshtim i forcave të rendit” duke u dënuar me burg 2 javë”, vijon nëna historinë.

Lulja thotë se që në 2020 ai e kishte ndjerë e dicka kishte, por në janar e sjellin të vdekur në shtëpi.

“Kishte qenë 3 muaj i sëmurë. 4 operacione në mushkëri, e fundit në zemër. I thoja në telefon nuk më tregonte. Kur e pashë në spital, me serume”, tregon mes lotëve nëna Lule Shamku.

Ajo thotë se djali i la një amanet, t’ia merrte motorrin.

Lulja e ka kërkuar tek komisariati nr.4 por ata e kanë drejtuar tek Drejtoria e policisë Rrugore.

‘Unë i rashë pas dhe atje te komisariati nr.4 më thanë të bëj kërkesë. Paraqita çertifikatën e vdekjes Apeli më dha të drejtë të më kthehen sendet e djalit. Por prokuroria më zvarriti”, thotë Lule Shamku./ Tak Fak

Po ndodh...