Lajme flash

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

11 Prill 2025, 11:40 / BOTA ALFA PRESS
Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin

Sot, Gjykata e Lartë në Novi Sad do të shpallë vendimin për aktakuzën që u ngrit kundër 13 personave për shkak të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në atë qytet më 1 nëntor të vitit të kaluar, sipas raportimit në media.
Vendimi do të shpallet në orën 11 dhe lejohet prania e mediave. Me rënien e tendës më 1 nëntor të vitit të kaluar, 14 persona vdiqën në vend dhe tre u plagosën rëndë, dy prej të cilëve më vonë u nënshtruan plagëve të marra.

Nga 13 të dyshuarit, dhjetë janë në paraburgim, dy të tjerë janë në arrest shtëpiak, dhe njëri prej tyre është ish-drejtoresha e përgjithshme e “Infrastrukturës hekurudhore të Serbisë” Jelena Tanaskovic.

Aktakuza është ngritur kundër  ish-ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të “Infrastrukturës hekurudhore të Serbisë”,  ish-ministrit në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës,  ish-nëndësministrit në Ministrinë e Ndërtimit,  për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale  vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Po ndodh...