Më në fund temperatura pranverore! Njihuni me parashikimin e motit për sot

29 Prill 2025, 07:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
Më në fund temperatura pranverore! Njihuni me parashikimin e motit

Territori Shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

Po ndodh...

ide