Mërtiri: Tenderat e AKSHI-t kanë vëmendje të madhe nga krimi i organizuar, sepse fitimi është marramendës

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, duke komentuar shpalljen e drejtuesve të AKSHI-t nga SPAK-u si grup i strukturuar kriminal, u shpreh në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV se AKSHI është një mundësi e madhe për të vjedhur, si KESH-i dikur, sepse nuk dihet se sa vjedh, ndaj edhe krimi i organizuar ka patur kaq shumë vëmendje për të marrë tenderat në këtë institucion.
“AKSHI është një nga gropat më të mëdha të zeza që ka patur vendi, siç ka qenë dikur KESH-i, një mundësi e madhe për të vjedhur, sepse është vetë natyra e punës që t’i mund të vjedhësh sa duash dhe nuk dihet sa vjedh.
Edhe AKSHI është një potencial i madh, është pus i madh, ku ti fut dorën dhe nxjerr para, dhe ke mundësi edhe ti fshehësh këto, sepse natyra e llojit të aktivitetit që kryen në AKSHI është i tillë që ti nuk e peshon dot se sa kushton puna që ata bëjnë.
Bie fjala, për shembull, ti e di shumë mirë se sa kushton një rrugë, një koncesion, një tunel, sepse pak a shumë ka gjëra të ngjashme nëpër botë, kurse, se sa kushton një program, kjo është çik më e komplikuar për t'i vënë një çmim.
Kështu që në këtë kuptim, ti mund të vësh çmime marramendëse, ku mund të fitosh jo dyfish, trefish, sa ç'mund të fitohen rrugët, po 20-30 fish.
Pra, mundësitë këtu për të abuzuar janë shumë të mëdha.
Këtu ka patur një vëmendje kaq të madhe edhe nga krimi organizuar, sepse këtu fitimi është marramendës dhe këtu mundësitë janë shumë më të mëdha.
Ajo çfarë ka ndodhur këtu është një gjë e ngjashme, të themi deri diku, edhe me skandalin e 5D të bashkisë, ku 2-3 tre vetë kanë përqëndruar gjithë veprimtarinë e AKSHI-t në 2-3 xhepa.
Ky është një farë monopolizimi i gjithë skemës, pra këtu është krijuar monopol dhe këtu nuk mund të bësh biznes ose të merrje punë nga shteti apo të ishe pjesë e zhvillimit të projekteve që ka ky vend për të zhvilluar, në qoftë se ti nuk je pjesë e këtij rrjeti të ngushtë njerëzish”- tha Mërtiri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
