Deklarata e fortë e Nikoll Lesit: Opozita po përgatit të hënën protestë të dhunshme

18 Dhjetor 2025, 21:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Deklarata e fortë e Nikoll Lesit: Opozita po përgatit të

Botuesi dhe gazetari Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me protestën  e opozitës, ditën e hënë, teksa tha se ka informacione se do të jetë e dhunshme.

Po ashtu Lesi tha se ka rënë entuziazmi për opozitën, teksa sipas tij, nuk mbledh do të njerëz.

Botuesi tha se për protestën e ditës së hënë, thirren edhe gratë.

Me gjithë këto sulme nga SPAK në një vend demokratik qeveria do kishte rënë. Ne s’kemi opozitë. Një opozitë të besueshme që ta marri. Që të ketë një lloj entuziazmi. Sot ne e kemi parë protesta e doktorit me 150 veta. Nuk mbush me besim njerëzit. Kjo që ka ndodhur ne kushtet e Shqipërisë është disi e pranueshme. Problemi është se ka rritur adrenalinën brenda koshit të PD. Nuk shton elektorat nga eklektorati gri. Thotë Berisha unë rri kryetar partia, nuk e lëshon partinë derisa sa të vdesi 150 vjeç. Nuk ka kush e rrëzon qeverinë. Me aq sa kam informacion, ato nesër do vazhdojë komisioni i këshillit të mandateve, tre veta për të përballuar një dosje të madhe. Dyshoj si dreqi që nesër vazhdon kjo histori, të hënën do ketë protestë të dhunshme, nuk duhet por do jetë.  Aq sa ndjejë, nuk urojë. Po lajmërojnë edhe po thërriten edhe gartë”, u shpreh Lesi.

Po ndodh...

ide