Grenell mohoi akuzat, Lela zbulon arsyen e fshirjes së lajmit: Isha i “dënuar” që…

29 Prill 2025, 00:56 / POLITIKË ALFA PRESS
Grenell mohoi akuzat, Lela zbulon arsyen e fshirjes së lajmit: Isha i

Sot ka qenë në qendër të vëmendjes një reagim i të dërguarit special të Donald Trump, Richard Grenell. Ky i fundit i drejtohej me emër drejtorit për Komunikim të kryetarit të PD Sali Berisha, Alfred Lela, duke u shprehur se lajmi i botuar në median e tij online ishte i pavërtetë lidhur me faktin që Rama kërkonte të takonte Donald Trump Jr. në Beograd, por nuk arriti ta bënte dot.

Këtë të hënë, Lela ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku sqaroi se çfarë ka ndodhur. Ai theksoi se është një keqkuptim dhe se lajmi është marrë nga një media tjetër duke e cituar këtë të fundit. Për arsye se nuk e verifikonte dot lajmin, Lela tha se e ka hequr lajmin duke shpjeguar edhe arsyet.

“Besoj që është keqkuptim. Historia është e thjeshtë. Vajzat që punojnë me mua të Politiko-s, kanë marrë një lajm nga Hashtag, e kanë postuar në mënyrë etike duke cituar burimin. Nuk e kuptova pse zoti Grenell zgjodhi të më drejtohet mua. Kjo ka qenë e gjitha. Unë duke qenë se më përmendi me emër, u ftua, e pashë lajmin, e hoqa lajmin, sepse Politiko nuk i kishte mundësitë të verifikonte lajmin. Në momentin që jemi “outsourced” nuk mbrojmë dot një lajm që nuk është i joni.

Nuk them dot a ishte i vërtetë, apo i pavërtetë. Mund të them që nuk ishin burimet e mia. Duke mos qenë të tilla unë zgjodha që ta heq dhe të bëj një shënim që u hoq për këto arsye, nuk vërtetoj as vërtetësinë, as pavertësinë. Më drejtohet me emër kështu që isha i “dënuar” që të merresha me lajmin dhe e hoqa”, tha Lela.

Po ndodh...

ide