India marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë “Rafale”

India ka nënshkruar një kontratë për të blerë 26 avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për marinën e saj – me një transferim teknologjie për të integruar armët e prodhuara në Indi, tha sot Ministria e Mbrojtjes në Nju Delhi.
Marrëveshja, e miratuar më herët nga kabineti indian i sigurisë, vlerësohet në rreth 630 miliardë rupi (7,4 miliardë dollarë).
Dorëzimi i avionëve “Rafale” të prodhuar nga kompania franceze e hapësirës ajrore “Dassault Aviation” pritet të përfundojë deri në vitin 2030 – me trajnimin e ekuipazhit që do të zhvillohet si në Indi ashtu edhe në Francë.
India, e cila po modernizon ushtrinë e saj, aktualisht ka 36 avionë luftarakë “Rafale” dhe bashkëpunimi ushtarak me Francën përfshin manovra të përbashkëta në ajër, tokë dhe det.
-
Mustafa: Kurti t’u tregojë qytetarëve cila është zgjidhja
28 Prill, 23:21 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


