Llokume (Turkish delight)

Turkish delight)
Përbërësit:
500 gr sheqer
250 ml ujë
100 gr niseshte misri
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji ujë trëndafili ose vanilje
Ngjyrues natyral (opsionale)
Arra të qëruara, bajame ose fistëk
Për pudrosje: përzierje e sheqerit pluhur me niseshte
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë sheqerin me gjysmën e ujit dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë ngadalë për rreth 10 minuta, derisa të trashet si shurup. Ndërkohë përziejmë niseshten me pjesën tjetër të ujit në një tas të veçantë, duke e rrahur mirë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë përzierjen me niseshte te shurupi ngadalë, duke e trazuar vazhdimisht. Ulim zjarrin në mesatar dhe e përziejmë për 40-50 minuta, derisa masa të trashet shumë dhe të bëhet elastike e xhelatinoze. Në fund shtojmë ujin e trëndafilit ose esencën që dëshirojmë si dhe ngjyruesin dhe arrat nëse i përdorim. Shtrijmë masën në një tavë të lyer me niseshte në trashësi rreth 2 cm. E lëmë të ftohet për disa orë ose gjatë natës dhe më pas e presim llokumin në kuba dhe i kalojmë në përzierje sheqer pluhur dhe niseshte që të mos ngjiten.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


