E rëndë në Fier/ U fut për të grabitur një banesë, hajduti gjendet pa jetë!

13 Prill 2026, 11:09 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Fier/ U fut për të grabitur një

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një banesë, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Ai tregon se fqinji që përkujdeset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende.

Po ndodh...

ide