Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbulohet identiteti i autorit! 41-vjeçari u vra në mes të vreshtave, dyshohet për prishje të pazareve të drogës

22 Maj 2025, 18:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, zbulohet identiteti i autorit!

Mikel Selimaj është autori i dyshuar i vrasjes së Altin Arapajt, i cili u vra këtë të enjte me armë zjarri në mes të vreshtave në Rafina të Greqisë.

Dyshohet se shqiptari u vra nga bashkatdhetari i tij, i cili ka qenë i afërm me viktimën.

Sipas informacioneve paraprake motiv i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit.

Siç raportojnë mediat greke Altin Arapaj është emër i njohur për policinë greke, pasi ai është përfshirë në të kaluarën në vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe shitblerjen e lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të para për mediat greke, para se të jepte frymën e fundit 41-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij, të cilës i zbuloi emrin e autorit që e qëlloi me armë zjarri.

 

 

Po ndodh...