Emri/ Tjetër konflikt i rëndë/ Dy vëllezërit në Mat dhunojnë njëri-tjetrin, “mollë sherri” pronat

Një tjetër konflikt i rëndë brenda familjes ëhstë regjistruar ditën e sotme, pas plagosjes së ndodhur në Lushnjë.
Këtë herë, ngjarja ka ndodhur në Mat, ku dy vëllezër kanë dhunuar njëri-tjetrin. Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar që sherri të përshkallëzohej, duke arrestuar njërin prej tyre. Dy vëllezërit në fshatin Midhë janë konfliktuar për motive pronësie, teksa 61-vjeçari Selim Sulaj i ka shkatuar dëmtime në fytyrë vëllait të tij.
Më herët sot, në fshatin Çukas, Nazif Musai ka qëlluar me armë vëllain e tij, Haziz Musai, po ashtu për konflikt pronësie.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

