Emri/ Aksidenti me 8 të vdekur, shoqërohet në polici pronari i makinës

2 Prill 2024, 16:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Aksidenti me 8 të vdekur, shoqërohet në polici pronari i
24-vjeçari që ishte drejtuesi i automjetit të aksidentuar në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona, e ka marrë makinën me qira nga Agustin Gjepa.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Agustin Gjepa është marrë në pyetje nga Policia dhe Grupi Hetimor në Gjirokastër.

Kujtojmë se viktimë e aksidentit mbeti 24-vjeçari dhe 7 persona të tjerë, të dyshuar klandestinë nga vendet e Treta.

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë-Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Po ndodh...