EMRI/ Emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Eduart Merkaj është emëruar si drejtor i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kujtojmë se në korrik të këtij viti Florian Sulejmani, i dorëzoi dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ky i fundit pranoi kërkesën për largim nga detyra të Sulejmanit, duke firmosur dorëheqjen e ish-kreut të AMP-së.
Shkaqet e dorëheqjes nuk janë bërë publike. Sa i përket kërkesës së Sulejmanit për t’u dorëhequr, fillimisht ishte në dijeni përveç ministrit, edhe kryeministri Edi Rama.
Sulejmani u emërua në krye të AMP në një kohë kur institucioni kishte nisur një reformim të brendshëm dhe ishte përfshirë në hetime ndaj zyrtarëve të lartë të policisë.
Në prill 2025, Sulejmani u përball me një procedim penal të nisur nga Prokuroria e Beratit, që çoi në vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me transferimin e disa vartësve të tij në detyra të tjera.

Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
