EMRI/ Kreu katër vjedhje gjatë muajit shkurt, identifikohet dhe arrestohet hajduti në Durrës

11 Shkurt 2025, 14:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Kreu katër vjedhje gjatë muajit shkurt, identifikohet dhe

Në Durrës, është kapur dhe vënë në pranga autori i katër vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, kanë organizuar hetime intensive për identifikimin dhe ndalimin e autorit.

I arrestuari është shtetasi Francesko Selishta, 31 vjeç, banues në Durrës. Dyshohet se ai ka kryer disa vjedhje, duke përfshirë vjedhje parash nga kasa e një marketi në lagjen nr. 15 më 2 shkurt dhe vjedhjen e baterive të automjeteve, veglave të punës dhe një biciklete më 7 shkurt. Aktualisht, hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i 4 vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtyre rasteve.

Për to u vu në pranga shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se më datë 2 shkurt, ka vjedhur para në kasën e një marketi në lagjen nr. 15, ndërsa më datë 7 shkurt, ka vjedhur bateri automjetesh, vegla pune dhe biçikletë, në pronësi të 3 shtetasve.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...