Çfarë ndodhi gjatë natës në një piceri në Berat? Rrihet brutalisht në vendin e punës kamarieri 17 vjeçar

26 Mars 2024, 07:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çfarë ndodhi gjatë natës në një piceri në

Një kamerier, 17 vjeç është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në një piceri në qendër të qytetit të Beratit.

Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap.

Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri me inicialet B.D., është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

 

Po ndodh...