
Fiset armike në Shkodër/ Si nisi saga e vrasjeve mes Bajrave dhe Licëve, të paktën 20 viktima e dhjetëra atentate

Fisi i Bajrave dhe Licëve janë ndër më të njohurit në Shkodër, për shkak të një historie të gjatë të përplasjeve dhe ngjarjeve kriminale. Viktima më e fundit është Hamza Lici, i cili u vra nga një makinë në lëvizje, ndërsa po udhëtonte me djalin e ish-kandidatit për deputet, Xhemal Bushati. Bushati u plagos rëndë gjatë këtij atentati.
Hamza Lici ishte vëllai i Ibrahim Licit, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi vitin e kaluar, por më pas u lirua pasi kërkesa për ekstradimin e tij u refuzua.
Emri i Ibrahim Licit u përfol gjatë vitit 2017, kur u akuzua për vendosjen e gjobave ndaj bizneseve në Shkodër. Pas një operacioni policor, ai dhe disa persona të tjerë u arrestuan, por ai u lirua më vonë.
Në mars 2017, Ibrahim Lici dhe vëllai i tij, Muhamet Lici, u arrestuan për drejtimin e një grupi kriminal që vendoste gjoba në tregun e Zdrales. Muhamet Lici u dënua me 13 vjet burg, ndërsa Ibrahim Lici u lirua.
Tensionet u intensifikuan pas vrasjes së babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, ku u dyshua për pjesëmarrjen e fisit Lici, por provat mungonin. Vrasja e Endri Mustafës në vitin 2021 është një tjetër ngjarje që ka thelluar konfliktet mes këtyre grupeve.
Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, i cili pretendoi se kishte alibi dhe akuzoi Bilalët për vrasje. Ai është gjithashtu i dyshuar si autor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali më 30 mars 2019, një ngjarje që u hetua si përplasje mes bandave.
Përplasjet mes grupeve Lici dhe Bajri dyshohet se filluan pas atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Kulla në janar të vitit 2018. Shpërthimi që ndodhi atë natë shkaktoi tetë të plagosur.
Një seri vrasjesh pasuese, përfshirë ato të Mehdi Kavajës dhe çiftit Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, gjithashtu lidhen me këtë konflikt. Vrasja e Fatbardh Licit më 10 gusht 2018, si dhe zhdukja e Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, thelluan më tej tensionet.
Në vitin 2019, policia ndërhyri dhe arrestoi 12 anëtarë të grupit “Bajri”, përfshirë Astmer Bilalin, në një operacion që shtrihej në disa vende evropiane.
Saga e konflikteve mes këtyre fiseve në Shkodër, e cila filloi në vitin 2017, ka prodhuar të paktën 20 viktima dhe dhjetëra atentate, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar dhe të pasigurt. Tani, me vrasjen e Hamza Licit, ky cikël dhune duket se vazhdon pa ndalim.
-
-
Masakra në Shkodër, gjendet e djegur një makinë në Grudë
30 Tetor, 19:49

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128