Fluks në reanimacionin e Traumës, shkak aksidentet, 40% nuk ja dalin

5 Mars 2025, 17:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fluks në reanimacionin e Traumës, shkak aksidentet, 40% nuk ja dalin

Spitali universitar i Traumës përballet çdo ditë me afro 200 urgjenca që kanë nevojë me ndihmë mjekësore.

Disa prej këtyre pacientëve përfundojnë në reanimacion si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, Rexhina Sturçe, shefja e shërbimit të reanimacionit, pohon se fluksi i shtrimeve është shumë i lartë.

“Numri i shtrimeve në reanimacion si rezultat i traumave është i lartë. Ngarkesa jonë mund të jetë maksimale, gati çdo ditë ne kemi 12 shtretër në renaimacion dhe në përqindje më të lartë të kohës ne këto shtretër i kemi të zënë me pacientë”, thotë Sturçe.

Shkaqet e traumave janë të ndryshme, por aksidentet automobilistike janë ato që mbizotërojnë.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha që kanë pësuar këta pacientë, disa nuk ja dalin.

“Përqindja e mortaliteti në renaimacion është e lartë. Përafërsisht nga traumat që shtrohen gati 35-40% nuk ja dalin, plus dhe invalidizimi i një pjesë pacientëve që vazhdojnë të jetojnë, është i lartë”, shprehet ajo.

Nisur nga kjo situatë mjekja bën apel që të bëhet kujdes në rrugë, si nga këmbësorët ashtu dhe përdoruesit e mjeteve, ajo thotë se aksidentet me skuter janë shtuar së fundmi, ndërsa mbizotërojnë moshat e reja.

 

Po ndodh...