Fredi Kokoneshi u godit 6 herë me thikë nga ish-punonjësi

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u plagosën sipas dëshmitarëve, nga ish punonjësi Orges Xhelili, i cili ka qëlluar gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, por dhe ai është qëlluar po ashtu dy herë me thikë nga Xhelili.
Kokoneshi ka marrë 6 goditje dhe sipas burimeve të spitalit ka dëmtime serioze në mushkëri, krahas disa organeve të tjera që po ashtu janë dëmtuar por më lehtë. Aktualisht të dy janë nën kujdesin e mjekëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Dy të plagosurit, morën ndihmë në spitalin e Lushnjës, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.
-
-
-
-
Aksident/ Makina del nga rruga në Maliq, plagoset 27-vjeçari
11 Nëntor, 09:11
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




