Lidhja mes tyre/ Kush është autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës
11 Nëntor 2022, 10:33 / AKTUALITET

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Divjake, ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij janë plagosur me thikë.
Autori i plagosjes është Erges Xhelili, i cili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.
Pas një sherri mes tyre Xhelili ka tentuar ta godasë rëndë me mjet prerës kryebashkiakun.
Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja. I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku mësohet se do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
-
-
Burgoset banda shqiptare e drogës “The Albanians” në Angli
11 Nëntor, 10:19 -
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


