Gjykata e Tiranës mbyll në burg dy vëzhguesit e grupit “Koçeku”, u kapën pas rrahjes së Rroshit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Gani Koçeku dhe Ledio Tushen, të cilën shërbyer në 5 janar si vëzhgues të Ardjan Rroshit, i cili u dhënua fizikisht me leva dhe qytë pistolete.
Të dy personat shihen në këtë video teksa ecin në trotuar, por sipas prokurorisë dhe policisë së Tiranës, qëllimi i tyre ka qënë pikërisht vëzhgimi i lëvizjen të objektivit Ardian Rroshi.
Trupi gjykues, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Arjan Muça, për lënien në burg të dy personave, duke argumentuar se Koçeku dhe Ledio Tushe, kanë qënë pjesë e skenarit të katër personave të tjerë si Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku, të cilët dhunuar barbarisht Rroshin.
Ndërsa për 4 personat e tjerë ende nuk është marë masë sigurimi, por ndaj tyre është nxjerë urdhër-ndalimi nga prokurori i çështjes.
Informacionet policore tregojnë se Artur alias Luçiano Koçeku, menjëherë pas sherrit është larguar nga teritori i Shqipërisë, duke fluturuar në Dubai.
Ndërsa kërkimet policore po kryhen për lokalizimin dhe arrestimin e tre miqve të tij, Ronald Koçeku, Dino alias Abedin Koçeku dhe Gëzim Koçeku.
Dhuna fizike ndaj Ardian Rroshit, ndodhi si vijim i përplasjes fizike të ndodhur në një kompleks turistik në Dhërmi, ku grupi i Fatmir Bejos dhunoi fizikisht Artur Koçekun dhe disa anëtarë të grupit të tij.
Vetë Koçeku mori disa lëndime në kokë duke humbur ndjenjat, por refuzoi më pas të bëjë kallëzim në policinë e Vlorës, duke pretenduar se ishin pajtuar me njerëzit e Fatmit Bejos.
Por 4 muaj nga sheri masiv në Dhërmi, grupi i drejtuar nga Koçeku mobilizohen duke dhunuar me sende të forta Ardian Rroshin, kushëririn e Fatmir Bejos.
Aktualisht Ardian Rroshi vijon të jetë i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128