Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet

9 Janar 2025, 22:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK!

Për ish-kreu e PD në Kukës, Ibsen Elezi, kryeministri Rama e Sali Berisha kanë të njëjtin hall që quhet SPAK. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Elezi thotë se të dy sulmojnë SPAK, ndërsa Berishën e quan patericë të Ramës.

“Po e godet realisht Ramën, kur ia godet gjithë njëkohësisht, ana politike e ka zhbërë. S’ka si mbrohet Rama në fushatë elektorale se këto nuk janë dardha pas shpine. Nuk mundet pjesa më e madhe e kupolës së PS të jenë të zhytur dhe kjo të funksionojë si puna e gjembave. Po ta shohësh është frikësuar në raport me mbështetjen elektorale. Berisha në këtë moment është paterica më e madhe e Ramës, të dy kanë hallinë SPAK dhe po e sulmojnë SPAK”, tha Elezi.
Për Edvin Kullurin nga 'Djathtas 1912', SPAK po rikthen besimin te institucionet

“Tendenca e dy partive të mëdha për të ngushtuar demokracinë me kodin zgjedhor të 2008 dhe e përsëritën prapë me listat e mbyllura. SPAK po rikthen besimin te institucionet, SPAK nuk do ta ndalojë punën edhe gjatë kësaj pune paraelektorale. Përveç këtyre fotove ku dominojnë patjetër e majta, ka rënë pothuajse e gjithë lista fituese në Durrës”, tha Kulluri.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128