Paralajmërimi iranian: Do të përdorim çdo mjet për të mbrojtur veten

23 November 2026, 22:11 / BOTA ALFA PRESS
Paralajmërimi iranian: Do të përdorim çdo mjet për

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se Teherani do të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për t'u përballur me bllokadën detare të SHBA-së. Bllokada ndaj eksporteve të naftës të lidhura me Iranin u vendos për herë të parë më 13 prill dhe u hoq në qershor pasi Uashingtoni arriti një draft mirëkuptimi me Teheranin. Ajo u rivendos më 14 korrik pasi marrëveshja u shemb.

"Ne absolutisht nuk do të tolerojmë asnjë agresion dhe do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për t'iu kundërvënë agresionit amerikan. Ne konsultohemi me miqtë tanë për çështje të ndryshme dhe dëgjojmë pikëpamjet e njëri-tjetrit. Por si ne ashtu edhe miqtë tanë e dimë se, kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe interesat kombëtare, Republika Islamike e Iranit sigurisht që i merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur. Ky është një fakt i provuar. Nuk mund t’u kërkojmë ndërmjetësve ose vendeve të shqetësuara për sigurinë dhe stabilitetin në rajon të pezullojnë veprimet e tyre. Roli i tyre është të ndërmjetësojnë. Natyrisht, Irani ka të drejtë të përdorë çdo mjet në dispozicion për të mbrojtur veten dhe për t'iu kundërvënë këtyre akteve të agresionit." (A2 Televizion)

Po ndodh...