Muaj të tërë polemikash për Senegal-Marok, nesër merr fund çështja e finales afrikane

23 November 2026, 17:47 / SPORT ALFA PRESS
Muaj të tërë polemikash për Senegal-Marok, nesër merr

Pas disa muajsh pritjeje dhe polemikash, çështja e finales së Kupës së Afrikës pritet të marrë fund të martën, më 24 nëntor.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar se vendimi për ankesën e Federatës së Futbollit të Senegalit do të publikohet gjatë orëve të pasdites, duke i dhënë fund një prej konflikteve më të mëdha të futbollit afrikan.

Në qendër të kësaj përballjeje ligjore është titulli i Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, të cilin fillimisht e fitoi Senegali, pas triumfit 1:0 ndaj Marokut në finalen e zhvilluar më 18 janar në Rabat.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në muajin mars, kur Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) vendosi ta përmbyste rezultatin e ndeshjes dhe t’ia regjistronte Marokut fitoren zyrtare me rezultat 3:0.

 

Vendimi erdhi pas incidentit të krijuar në fund të kohës së rregullt, kur futbollistët e Senegalit braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste ndaj penalltisë së akorduar për Marokun.

 

 

Po ndodh...