Humbja ndaj studentëve, Vuçiç: Nëse tentojnë të më arrestojnë do hyj në grevë urie dhe një milion njerëz do dalin në rrugë

Aleksandër Vuçiç deklaron se në rast se do të tentohej arrestimi i tij, do të niste një grevë urie, ndërsa pretendon se një milion njerëz do të dilnin në rrugë në shenjë proteste.
Gjatë një interviste për televizionin “Pink”, Vuçiç foli për Listën Studentore dhe mundësinë e arrestimit të tij, duke akuzuar kundërshtarët politikë se kërkojnë të dëmtojnë njerëzit që urrejnë.
“Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në momentin që kjo do të ndodhte? Unë nuk jam Marinika (Tepiç) dhe Boško (Obradoviç), që bëjnë shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata mendonin se do të ikja, se do të fshihesha”, deklaroi Vuçiç.
Gjatë intervistës, kreu i shtetit serb njoftoi gjithashtu se Partia Progresive Serbe (SNS) do të vendosë në kongresin e saj më 13 dhjetor nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Vuçiç tha se personalisht është më pranë qëndrimit që partia të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk dëshiron t’u japë legjitimitet kundërshtarëve politikë.
“Pse duhet ta bëjmë këtë, ndërkohë që njerëzit tanë po përndiqen, keqtrajtohen dhe ngacmohen? Është plotësisht e mundur që partia të marrë edhe një vendim tjetër”, u shpreh ai.
Duke folur për humbjen e mundshme në zgjedhje, Vuçiç vlerësoi se SNS mund të përmirësojë rezultatin në zgjedhjet e ardhshme, por fillimisht duhet të ndryshojë, të pranojë gabimet e veta dhe të jetë objektive në vlerësimin e saj.
Një tjetër çështje për të cilën foli Vuçiç gjatë intervistës ishte një kërcënim i pretenduar me vdekje nga klani kriminal i Vraçarit. Ai tha se një ditë më parë kishte marrë një mesazh kërcënues, por theksoi se nuk kishte ndërmend ta denonconte në polici, pasi nuk kishte besim tek ajo.
Vuçiç akuzoi gjithashtu se policia është marrë nën kontroll nga elementë të rrugës dhe Lista Studentore.
“Unë nuk kam çfarë t’u raportoj atyre, jo vetëm sepse nuk kam besim, por edhe sepse e di se për kë punojnë këta njerëz”, deklaroi ai.
Sipas kreut të shtetit serb, mesazhi që kishte marrë ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa përmbante kërcënime për eliminimin e tij. Ai akuzoi policinë se nuk ka arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


