Shqipëria u akuzua si pikënisje e dronit, Zelensky pranon sulmin: Fundosëm luftanijen ruse pranë Libisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se forcat ukrainase kanë fundosur një luftanije ruse në brigjet e Libisë, ndërsa kanë goditur edhe një anije tjetër që dyshohet se transportonte armë për Moskën.
Në një deklaratë të hënën, Zelensky e cilësoi operacionin si një përgjigje të rëndësishme ndaj agresionit rus në Ukrainë. Sipas tij, për sulmin u përdorën shtatë dronë detarë, të cilët shënjestruan korvetën ruse “Merkury”, një prej anijeve më të reja të flotës detare të Moskës. Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë operacionit u shkatërrua edhe një helikopter luftarak i tipit Ka-27.
Kreu i shtetit ukrainas konfirmoi se objektiv ishte edhe anija “MV ANGARA”, një transportues kontejnerësh rus, që sipas pretendimeve të Kievit përdorej për transportin e armëve.
Sulmi ndodhi të dielën në portin e Bengazit. Autoritetet e Libisë Lindore njoftuan se në mëngjes ishte regjistruar një shpërthim në bordin e luftanijes ruse, ndërsa ajo ndodhej në port për furnizim me karburant dhe materiale të tjera, përpara kthimit drejt Rusisë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga BBC tregojnë anijen të përfshirë nga flakët dhe tymi. Edhe imazhet satelitore kanë dokumentuar një mjet lundrues në flakë në portin e Bengazit. Fotot me rezolucion të lartë tregojnë se pjesa më e madhe e korvetës “Merkury” ishte përmbysur dhe fundosur.
Qeveria e Stabilitetit Kombëtar në Libinë Lindore tha se incidenti është nën hetim dhe se po bashkëpunon me palën ruse për të përcaktuar origjinën e sulmit dhe përgjegjësit. Ajo e dënoi ngjarjen, duke e cilësuar si shkelje të sigurisë detare dhe të sovranitetit të Libisë.
Edhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi shprehu shqetësim serioz, duke kërkuar një hetim të pavarur dhe transparent. “Libia nuk mund të përballojë dhe nuk duhet të kthehet në një fushëbetejë për konfliktet e huaja”, thuhet në reagimin e tij.
Ndërkohë, qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli paralajmëroi kundër përdorimit të porteve dhe objekteve civile nga forcat e huaja për aktivitete që lidhen me konflikte të jashtme, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qytetarëve dhe infrastrukturës.
Rusia nuk ka reaguar ende zyrtarisht për sulmin. Ngjarja mund të shkaktojë tensione edhe me autoritetet e Libisë Lindore, të cilat janë aleate të komandantit Khalifa Haftar. Sipas analistëve, ky sulm mund të shihet nga familja Haftar si një goditje ndaj marrëdhënieve të saj me Moskën. Libia vijon të jetë e ndarë politikisht dhe institucionalisht që prej rrëzimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



