Del foto e viktimës në Fier! Reagon zyrtarisht policia: I plagosur edhe i vëllai

23 November 2026, 10:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Del foto e viktimës në Fier! Reagon zyrtarisht policia: I plagosur

Selami Hasani është personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Fier.

Sakaq, detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen, ku përveç viktimës, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Selami Hasani dyshohet se ka vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Ndërkohë, mbeten ende për t’u zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon pun

Po ndodh...