Moti i keq përfshinë Pukën dhe dëmton linjat elektrike, ndërpritet energjia në disa zona

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në Bashkinë e Pukës, duke lënë pa drita qytetin dhe disa njësi administrative.
Ndërprerja e energjisë është regjistruar prej orës 16:40, duke prekur Pukën, Qelëzin dhe Luf Qerretin. Shkak dyshohet se është bërë një defekt në Nënstacionin e Fushë Arrëzit, i cili furnizon Nënstacionin e Pukës.
Grupet e punës kanë dalë në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ndërkohë, kushtet e këqija atmosferike kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin rrugor, ku janë raportuar pemë të rrëzuara dhe rrëshqitje gurësh e dherash në disa akse.
Autoritetet vendore u kanë bërë apel banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e situatës.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


