Miss Mali i Zi bën shqiponjën në “Miss Universe”: Jam shqiptare nga Tuzi

23 November 2026, 13:30 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Modelja shqiptare Maria Aleksandra Ivezaj e cila është zgjedhur “Miss Mali i Zi”, ka ngjallur mjaft diskutime në mediat sociale për shkak se gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare të mbajtur më 21 nëntor në San Juan të Porto Rikos, bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Pas kritikave nga mediat serbe, ka reaguar edhe vetë modelja e cila përmendi origjinën e saj nga Tuzi duke theksuar se kishte vendosur ta bënte simbolin në mënyrë që edhe vajzat e tjera shqiptare të Malit të Zi ta shihnin veten të përfaqësuar së bashku me të.

“Shumë njerëz më kanë pyetur pse e bëra simbolin e shqiponjës shqiptare gjatë prezantimit tim në "Miss Universe". E kisha menduar atë moment para se të dilja në skenë dhe VENDOSA ta bëja, sepse doja që vajzat shqiptare nga Mali i Zi të shihnin një pjesë të vetvetes aty, së bashku me mua.

Të dy prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Mal të Zi. Familja ime është nga Tuzi dhe unë jam rritur duke u kthyer atje çdo verë. Të qenit shqiptare është pjesë e historisë së familjes sime, e po ashtu është edhe Mali i Zi. Kur përmenda "Malin e Zi" në atë skenë dhe ngrita shqiponjën, ndjeva krenari për të dyja.

Erdha në "Miss Universe" me shpresën se edhe njerëzit nga komunitetet pakicë në Mal të Zi do të ndiheshin të përfaqësuar. Të festoja trashëgiminë tonë ishte një nga mënyrat më personale për të nderuar vendin që familja ime e quan shtëpi. Do ta bëja sërish”- shkruan modelja në rrjetin e saj social. 

Po ndodh...