Berisha ankohet ndaj medieve: Kohën që u japin ishave të mi Çupi, Spahiu, Meçe, llogariteni për PS-në

23 November 2026, 13:49 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha ankohet ndaj medieve: Kohën që u japin ishave të mi

Lideri i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje medieve gjatë deklaratës ë tij për shtypin që, ‘kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, ish-Meçes dhe të gjithë ish-ëve të mi, llogariteni për PS-në, jo për PD-në’.

Berisha: SYRI, edhe ky nuk ka një balancë, por dallon shumë sepse ky jep për PD-në 329, për PS-në jep 115.

Nuk është në gjurmët njëlloj me Report TV, i cili i jep 250 për qeverinë dhe vetëm 82 për opozitën. Dhe këtu janë ish-at prapë.

Ora Neës këtë raport e ka 200 me 91.

Klan Neës, njëlloj si i ati, 213 me 73. Babë e bir.

A2 CNN, më të arsyeshëm, 170 me 102, por prapë edhe këtu futen ish-at e mi. Pasioni për ta ka kufi vetëm qiellin.

Euroneës e ka këtë raport më të pranueshëm, 94 me 52, por edhe këtu aktivë dhe superaktivë janë ish-at e mi, të cilët nuk quhen më socialistë, koha i llogaritet PD-së, por në fakt është totalisht e përkushtuar në mbrojtje dhe mburojë të PS.

Ndaj dhe unë u bëj thirrje këtyre medieve, këto raporte t’i kenë parasysh dhe të paktën për ndershmëri dhe korrektesë, çfarë vjen nga ish-Çupi, ish-Spahia, ish-Meçe e me radhë, ata le të shkojnë, por t’ia llogarisin PS-së, jo PD-së se është e pandershme.

 

Po ndodh...