Këndoi pa shami dhe sfidoi rregullat e Iranit, këngëtarja dënohet me 74 goditje me kamxhik

23 November 2026, 17:09 / BOTA ALFA PRESS

Këngëtarja e njohur iraniane Parastoo Ahmadi është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi pa shami në një koncert të transmetuar në internet. Dënimi ndaj artistes 29-vjeçare u ekzekutua këtë të hënë në qytetin e Kumit, në Iranin qendror.

Ngjarja lidhet me një koncert të mbajtur në vitin 2024, i cili u publikua në internet dhe u bë viral, duke grumbulluar miliona shikime. Në qershor të këtij viti, një gjykatë në Kum dënoi Ahmadin dhe tetë anëtarë të ekipit të saj, përfshirë muzikantë, me argumentin se kishin shkelur normat ligjore dhe kulturore të Iranit. Performanca u cilësua nga gjykata si e pahijshme dhe vulgare.

Në koncert pa shami, këngëtarja iraniane dënohet me 74

Sipas mediave iraniane, krahas këngëtares, me nga 74 goditje u ndëshkuan edhe katër anëtarë të ekipit të saj: Soheil Faghih-Nasiri, Amin Taheri, Amirali Pirnia dhe Mohsen Lashkari. Ata u paraqitën në zyrën e prokurorisë në Kum, ku u ekzekutuan vendimet.

Të dënuarit u ndëshkuan gjithashtu me dy vjet ndalim të veprimtarisë artistike dhe muzikore, si dhe dy vjet ndalim të udhëtimit jashtë vendit.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut. Amnesty International e cilësoi fshikullimin si një formë ndëshkimi mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese, që shkel ligjet e ndalimit absolut të torturës.

Në koncert pa shami, këngëtarja iraniane dënohet me 74

Edhe avokatët e artistes e kundërshtuan vendimin. Sipas tyre, koncerti nuk përbënte vepër penale dhe gjykata e apelit la në fuqi dënimin pa zhvilluar një seancë dëgjimore.

Gjatë koncertit, Ahmadi interpretoi një këngë patriotike, e veshur me një fustan të gjatë të zi, pa mbajtur shami. Në videon e publikuar në YouTube, platformë e ndaluar në Iran, ajo prezantohej me fjalët: "Unë jam Parastoo, një vajzë që dëshiron të këndojë për njerëzit".

Po ndodh...