Hakerët godasin La Ligën, publikohen të dhënat personale të tifozëve dhe informacione të klubeve
La Liga ka qenë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit janë nxjerrë të dhëna personale nga një prej platformave të saj digjitale, ka konfirmuar të hënën organizata e futbollit spanjoll.
Sipas njoftimit të La Ligës, sulmi ka ndodhur në periudhën 14-16 nëntor, ndërsa shkalla e plotë e rrjedhjes së të dhënave ende nuk është përcaktuar.
Liga spanjolle bëri të ditur se janë prekur të dhënat personale të përdoruesve të një platforme të dedikuar për tifozët, si dhe informacione që lidhen me klubet.
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur saktësisht se sa persona apo klube janë prekur nga ky incident dhe çfarë lloj të dhënash kanë përfunduar në duart e personave të paautorizuar.
Lajmi është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ndërsa La Liga pritet të vazhdojë vlerësimin e pasojave të sulmit dhe të përcaktojë përmasat e plota të incidentit.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


