Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademaj! Apeli lë në fuqi vendimet, burg i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

23 November 2026, 17:32 / KOSOVA ALFA PRESS
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademaj! Apeli lë në fuqi vendimet, burg

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Naim Murseli dhe Granit Plava mbeten të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

Apeli ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura nga prokuroria, mbrojtja e palës së dëmtuar dhe avokatët e të akuzuarve, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 6 korrikut 2026.

Gjykata ka vlerësuar se dënimet janë në përputhje me ligjin, duke marrë parasysh rrethanat e rënda të vrasjes, planifikimin e saj dhe faktin se krimi ishte kryer në praninë e dy fëmijëve të viktimës.

 

Me këtë vendim, dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt mbeten të pandryshuara.

 

Po ndodh...