Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati shpjegon mosbesimin e kryebashkiakut ndaj operacionit
Ish-deputeti socialist, njëkohësisht dhe avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si është organizuar ndërhyrja kirurgjikale e Erion Veliajt, duke e lidhur qëndrimin e tij me mungesën e besimit ndaj institucioneve që kanë në dorë trajtimin e tij shëndetësor.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ndreca komentoi deklaratën e Veliajt, i cili është shprehur se nuk dëshiron t’ia besojë kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës.
Sipas ish-deputetit, shqetësimi i kryebashkiakut lidhet me faktin se për ndërhyrjen në Spitalin Memorial të Fierit është angazhuar i njëjti institucion që ai e akuzon për transferimin e tij nga Tirana.
Ndreca pretendoi se ndërhyrja ishte planifikuar pa u marrë më parë pëlqimi i Veliajt. Ai theksoi se asnjë ekzaminim apo procedurë mjekësore nuk duhet të kryhet pa miratimin e pacientit.
Duke iu referuar të drejtave të personave në paraburgim, ish-deputeti nënvizoi se ata kanë të drejtë të zgjedhin mjekun që do t’i trajtojë, edhe duke përballuar vetë kostot e shërbimit.
Ndreca tha se rezervat e Veliajt janë të kuptueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ndërhyrje nën narkozë, për të cilën ai nuk ka besim te institucioni që po e organizon.
“Veliaj nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë një operacioni që është organizuar nga i njëjti institucion që, sipas tij, e ka internuar. Ndaj mund të ketë dyshimet e veta, pasi bëhet fjalë për një operacion nën narkozë dhe nuk mund t’ia besojë të njëjtit organ që ka bërë transferimin, nisur nga ato që Gogu i ka konfirmuar, pra nga zoti Rama”, u shpreh Ndreca.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


