Krasniqi: Protesta e parë kundër establishmentit politik. Kush mban përgjegjësi për arrestimet e paligjshme?
Politologu Afrim Krasniqi deklaroi se ajo që nisi në qershor është protesta e parë kundër establishmentit politik në vendin tonë.
Gjithashtu, ai pyeti ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhen, se kush mban përgjegjësi për rreth 500 arrestimet, sipas tij, të paligjshme.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Krasniqi: Njerëzit këtu janë ngritur për nivelin e lartë të korrupsionit, për një klasë politike që ka humbur lidhjen me realitetin, e korruptuar, jo përfaqësuese dhe alergjike ndaj kërkesave të qytetarëve dhe nevojave që ka vendi. Dhe deri diku e paaftë për të frymëzuar. Për ta çuar te opozita, opozita është pjesë e problemit. Zoti Rama s'i takon dot, e refuzojnë të gjithë, por edhe liderin e opozitës e refuzojnë të gjithë. Askush s'e takon dhe të gjithë e refuzojnë. Kështu që, nuk ekziston më asi alibi opozita. Kjo është protesta e parë kundër të gjithë establishmentit politik. Kush s'e ka kuptuar këtë, s'ka kuptuar asgjë nga realiteti. Unë kam një shifër që e mora sot nga Ministria e Brendshme: 129 gjoba që kanë marrë këtë periudhën e fundit se kanë dalë në rrugë. Ndërkohë që protesta në Shqipëri lejohet me ligj. Thonë se e morën nga Franca shembullin. Asnjë vend në Europë nuk e ka masën administrative në dorën e policisë. Të gjitha vendet në Europë e kanë vendim gjykate për masën. Kurse këta e kanë në polici. E kanë çuar çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Po nëse Gjykata Kushtetuese e quan antikushtetuese, do japë njeri dorëheqje nga këta që votuan në Këshillin e Ministrave dhe që i promovuan si masë francize, pa lidhje me Francën?
Gonxhja: Po s'ka problem, se i vërsulemi edhe gjykatës. I vërsulemi derës së Gjykatës me molotov, siç i ramë Gjykatës së Apelit apo Gjykatës së ;artë edhe e zgjidhim këtë muhabet. Zoti Krasniqi, fjala juaj ka vlerë. Nëse ju flisni kështu në një studio dhe i thoni qytetarëve që na dëgjojnë që masën e merr policia dhe s'ka asnjë lloj mundësie qytetari…
Krasniqi: Nuk e thashë këtë. Unë sot krahasova legjislacionin francez me legjislacionin tonë.
Gonxhja: Po nuk e krahasoni dot fare se të bllokosh rrugën në një vend tjetër të Bashkimit Europian, të bëjnë atë që s'të pret mendja.
Krasniqi: Unë po të tregoj modelin e Francës. Nëse nuk është kështu, unë dal nga studio. Dil ti nëse nuk është e vërtetë.
Gonxhja: Ne nuk mund të marrim fiks modelin francez.
Krasniqi: Por, ju e thatë në mbledhje qeverie dhe në status.
Gonxhja: Sapo the që protesta tek ne është e ligjshme. Prandaj kemi investuar nuk e di sa dhjetra milionë euro për të pasur një shesh pedonal në qendër të qytetit. A ka mundësi që 50-60 veta të protestojnë te sheshi Skënderbej? Pse nuk protestojnë sheshi Italia? Pse nuk protestojnë në vende ku nuk bllokojnë dhe jetën e gjithë të tjerëve? Unë nuk kam luajtur mendsh që të them që një mase të pakontrollueshme njerëzish t’u thuash ku të protestojnë. Por, 30-50 veta që bllokojnë rrugët e qytetit…
Krasniqi: Keni arrestuar 500 veta muajt e fundit dhe 4 veta janë dënuar nga gjykata. Të gjithë të tjerët janë quajtur vendime të paligjshme. Mban njeri përgjegjësi në këtë vend kur i arreston njerëzit kështu kot?
Gonxhja: Me siguri, analizat dhe raportet do nxjerrin përgjegjësistë.
Krasniqi: Ju jeni qeveria, ju duhet të bëni analiza.
Gonxhja: Ato raporte do nxjerrin përgjegjësit nëse është bërë kjo që thua. Por, ne kemi dhe vendime gjykate, që e dimë shumë mirë që janë mbetjet e një sistemi që nuk është aty ku duhet, që janë shumë të diskutuara.
Krasniqi: Gjykata tani është pjesë e komplotit.
Gonxhja: Jo, unë nuk thashë se është pjesë e komplotit. Thashë që është proces, që është pjesë e kësaj shoqërie.
Krasniqi: Ata treguan dinjitet.
Gonxhja: Jashtë shtetit, të provosh të gjuash jo me gurë, se me gurë nuk imagjinohet…
Krasniqi: Blendi, se keni gjuajtur me gurë edhe ju në atë kohë.
Gonxhja: Asnjëherë! Me gurë, kurrë!
Krasniqi: Të gjithë, majtas e djathtas. Nuk të takon ty të dalësh kundër gjeneratës së re dhe të mbrosh një grup të pambrojtshëm.
Gonxhja: Nëse do ta dish, unë nuk isha në Asamble, isha me disa të rinj. Shkova në fund të Asamblesë. Unë jam me të rinjtë.
Krasniqi: Jo, jo, nuk ke qenë me të rinjtë. I ke denigruar. Edhe si qeveri, edhe si ministri.
Gonxhja: Kam folur vetëm për një grup. Kam thënë “nëse disa prej tyre bëjnë atë budallallëk që bënë para Parlamentit me gurë” dhe nëqoftëse ti merr pjesën e 10-sekondëshit tim kur unë them “budallallëk dhe gurë” e më nxjerr mua që e kam thënë për të gjithë protestuesit, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk lidhet me atë që unë kam thënë. Unë kam thënë që veprimet e një grupi të vogël i konsideroj të tilla.
Krasniqi: Studentët më të organizuar janë studentët e Mjekësisë dhe ka dy arsye pse janë. Ata kanë tre vjet që protestojnë për shkak të diplomës që është e kufizuar dhe e dyta janë studentët më të mirë të Republikës së Shqipërisë. Janë ata me mesataren absolute që fitojnë automatikisht konkursin. Janë njerëzit që kanë karrierën e garantuar në të ardhmen. Janë njerëzit që bëjnë krenar çdo vend dhe ata janë të parët që dalin në protestë. Ata janë të parët që organizohen. Ata janë të parët për punë vullnetare. Çfarë do u thuash atyre? I kanë paguar iranianët, grekët, serbët, rusët? Kush i ka paguar?
Gonxhja: Nuk e ka thënë njeri këtë.
Krasniqi: Kryeministri yt e ka thënë. E dëgjon kryeministrin kur flet?
Gonxhja: Ata që hedhin molotov.
Krasniqi: Lëre atë se 3 ditë u hodh molotov.
Gonxhja: Flasim për personazhe të cilët ishin me precedent penal dhe këta personazhe mendojmë se ishin të paguar. Nuk ka thënë njeri për studentët e Mjekësisë.
Krasniqi: Ti i pate 6 veta te PS-ja që dolën me shkop me mbrojt partinë dhe njëri prej tyre doli që kërkohej në Itali si i dënuar dhe u arrestua nga SPAK-u.
Gonxhja: Nuk e di, tani po e dëgjoj.
Krasniqi: Duhet t’i dini kur i fusni në selinë e partisë. Ose kur i bëni deputetë ose kur i bëni kryetar bashkie… (A2 Televizion)
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


